Pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe zyrtarët e AME-së dhurojnë gjak në kuadër të Javës së Agjencisë

Pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe zyrtarët e AME-së dhurojnë gjak në kuadër të Javës së Agjencisë

Krijuar në datën 04/23/2025

Prishtinë, 23.04.2025

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me zyrtarët e AME-së, kanë marrë pjesë në aktivitetin për dhurimin e gjakut.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, si dhe mbështetjen e nevojave të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe shembullin e dhënë në shërbim të komunitetit.